Sporti

Vushtrria – Malisheva, përfundon pjesa e parë e ndeshjes së barazhit

05/28/2022 16:47
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së barazhit.

Malisheva është në avantazh me rezultat 0 me 2 ndaj Vushtrrisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje e mrekullueshme nga skuadra e Arsim Thaqit, që shkoi në pushim me epërsi të dyfishtë.

Olivier dhe Mergim Pefqeli realizuan golat deri më tash në këtë takim.

Pritet të jetë një pjesë e dytë shumë interesante, me Vushtrrinë që është e “detyruar” të kërkojë golin.