Sporti

Vushtrria feston 100 vjetorin e klubit, do të luajë miqësore me FC Kosova – Regensburg

06/14/2023 11:33
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Vushtrrisë do ta festojë me 17 qershor, 100 vjetorin e klubit.

Kjo është data që përkon edhe me ditë e Çlirimit të komunës së Vushtrrisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra do të zhvillojë atë ditë një ndeshje miqësore me FC Kosova – Regensburg.

Ja njoftimi i skuadrës:

FTESË

Organizimi i manifestimit për nder të 100 vjetorit do të mbahet me datë
17 qershor 2023 , ditë e shtunë, datē kjo që përkon edhe me ditën e Çlirimit të komunës sonë.
Agjenden e organizimit për nder të 100 vjetorit të themelimit të klubit FC Vushtrria e gjeni në fotot më poshtë.

Jeni të mirëseardhur

100vjet traditë
100vjet klub

/GazetaBlic Sport/