Lajme

Vushtrria e transformuar, Ferit Idrizi e përmbyll mandatin me një super projekt

10/09/2025 11:47
nga:N K

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka ftuar qytetarët në sheshin “Adem Jashari”, për të shënuar përmbylljen e fushatës, raporton GazetaBlic.

Në postimin e tij në rrjete sociale, Idrizi ka falenderuar të gjithë qytetarët qw e kanë shoqëruar gjatë fushatës, që e kanë pritur në shtëpitë e tyre, në çdo lagje e fshat.

“Kemi kaluar bashkë javë të jashtëzakonshme të fushatës. Ju falënderoj nga zemra secilin prej jush që me keni pritur në shtëpitë e juaja, në çdo lagje e fshat, me përkrahje të madhe për katër vitet e ardhshme”,

“Nesër ju ftoj të gjithëve në sheshin “Adem Jashari”, nga ora 18:00 që të përmbyllim këtë fushatë, ashtu siç e kemi nisur me disponim e energji të mirë”- shkroi Idrizi në Facebook.