Një person është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për dhunë në familje.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 23:50.
I dyshuari, i cili është në proces të ndarjes nga gruaja e tij, dyshohet se me forcë ka tentuar të hyjë në banesën e saj.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.


