Lajme

Vushtrri: Shpërthehet mjeti i dyshimtë në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente

01/17/2024 11:14
nga:Y I

Një person në Vushtrri ka raportuar në polici se ka gjetur një granatë dore.

Organet e rendit njoftojnë se njësia patrulluese ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia e PK-së për deminim e ka shpërthyer mjetin e dyshimtë në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.