Lajme

Vushtrri: Plagoset një person derisa po e ruante një pronë private, dërgohet në QKUK

07/13/2025 09:48
nga:Genita C

Një burrë në Vushtrri është plagosur me armë zjarri derisa po e ruante një pronë private.

Rasti po hetohet.

“VRASJE NË TENTATIVË- Gojbulë, Vushtrri / 12.07.2025 – 20:59. Viktima m/k, nga persona të pa njohur është plagosur me armë zjarri, për deri sa ishte duke e ruajtur një pronë private. Viktima është dërguar në QKUK. Dy gëzhoja janë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar.”