Lajme

Vushtrri – Një shtëpi kaplohet nga zjarri, raportohet vetëm për dëme materiale

02/29/2024 21:39
nga:Sh R

Një shtëpi në Vushtrri është kapluar nga zjarri, deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale

Këtë mbrëmje, një shtëpi në Vushtrri është kapluar nga zjarri.

Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Këtë për Gazeta Blic, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:20, është raportuar se në rrugën “Sali Zeka” në Vushtrri, një shtëpi kapluar nga zjarri, zjarrfikësit dhe njësitet përkatëse i janë përgjigjur rastit. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Zahiti për Gazeta Blic.