Lajme

Vushtrri: Gati 70% të votave të Diasporës të numëruara, ky është rezultati aktual

10/20/2025 12:13
nga:N K

Janë numëruar 66,67% të votave nga Diaspora në Komunën e Vushtrrisë.

Kandidati i VV-së, Sylejman Meholli ka marrë 38.17%, ai i PDK-së, Ferit Idrizi është i dyti me 32.37% dhe Xhafer Tahiri me 27.01%.

Por, nga rezultatet e përmbledhura Ferit Idrizi i PDK-së është shumë përpara kandidatëve tjerë. Ai ka 45.33%, Sylejman Meholli i VV-së është i dytë me 30.77% dhe Xhafer Tahiri me 19.81%.

Gjatë së hënës, VV dhe LDK nënshkruan marrëveshje koalicioni në këtë komunë.