Lajme

Vushtrri: Arrestohet bashkëshorti, gruaja dhe fëmijët dërgohen në strehimore

09/27/2022 10:56
nga:Y I

Në Vushtrri dje është arrestuar një person nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia njofton se pas intervistimit, gruaja së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës.

Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.