Një 28-vjeçar në Indi është dënuar me burg përjetë pasi vrau gruan e tij si në një skenë filmi.
Ai vendosi një gjarpër kobra në krevat duke pritur që ai ta pickonte për vdekje gruan e tij 25-vjeçare.
Sipas mediave italiane, i riu kishte tentuar edhe njëherë tjetër ta vriste bashkëshorten e tij, me të njëjtën mënyrë, por gjarpri i herës së parë ishte nepërkë, duke bërë që mjekët ta shpëtonin të renë.
Hetuesit kanë arritur të zbulojnë se ngjarja nuk ishte aksident pasi kanë zbuluar bisedat e 28-vjeçarit me tregtarët klandestinë të kobrave.
/dritare.net/


