Showtime

Vullneti: Nëse do t’më pëlqente dikush këtu, Kosova po të çohej kundër e kisha zënë

01/10/2025 23:25
nga:Gazeta Blic

Gjatë një momenti të diskutimit në Big Brother VIP Kosova, prezantuesi Alaudin Hamiti i bëri një pyetje Vullnetit.

“A do të ishte Xuxi në shijet e tua?”, pyeti ai, e Vullneti pa hezituar, i dha një përgjigje të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, duke thënë: “Jo”.

Ai theksoi gjithashtu se, po të kishte pëlqyer dikush brenda shtëpisë, do t’ia kishte thënë haptazi.

“Jo kurrë. Po të më pëlqente, do t’ia kisha kërkuar edhe Drilonit dhe Leos”, shtoi Vullneti.

Ai e vazhdoi më tej duke u shprehur se, nëse do të kishte ndjenja për dikë, ai do të luftonte për këtë lidhje, pavarësisht kundërshtive që mund të kishte pasur nga të tjerët.

“Drilonit dhe Sarës i kam thënë dje në pishinë se, po të më pëlqente dikush, krejt shtëpia mund të çohej kundër meje, krejt Kosova mund të ishte kundër, ja e kisha zënë ja hiç.