Lajme

Vullnetarët serbë që luftojnë për Rusinë kërcënojnë NATO-n për ndërhyrje në Kosovë

03/14/2024 07:28
nga:N K

Grupe të mbështetura nga Serbia kanë vazhduar me kërcënime për sigurinë e Republikës së Kosovës. Një grup nacionalistësh serbë i ashtuquajtur “Arinjtë e Permit” në një kërcënim të hapur duke i quajtur fashiste trupat e NATO-s, ka shfaqur synimet hegjemoniste.

Disa prej tyre kanë bërë një video në të cilën shihen të maskuar e të armatosur, derisa nuk ndalin kërcënimet e tyre.

“Përshëndetje nga ‘Vullnetarët serbë.’ Përshëndesim popullin tonë, popullin e Kosovës, popullin e Republikës Srpska. ‘Permskie Medvedi’ (Arinjt e Permit) ju premtojnë personalisht, mu nga këto anë, se sapo ta përfundojmë këtë me fashistët e NATO-s, do të vijmë atje që të kthehemi në shenjtoret tona dhe ta kthejmë atë që është e jona”, thonë ata në video.

VIDEO:

Ata kanë përmendur edhe popullin dhe fëmijët e Kosovës nga radhët e komunitetit serbë.

“Përshëndesim popullin dhe fëmijët nga Zveçani, nga Graçanica, dhe nga të gjitha shenjtoret tona serbe. Ne jemi me ju dhe duhet të jeni të sigurt me ne. Lavdi Zotit, lavdi Nënës Rusi, deri në fitore”, thonë të njëjtit.