Lajme

Vullnetarët amerikanë shkatërrojnë tanket ruse në afërsi të Kievit

03/25/2022 14:11
nga:Astrit Gashi

Gazetari ukrainas, Illia Ponomarenko, ka publikuar një video-incizim ku dëgjohet një vullnetar amerikan duke treguar për tanket e shkatërruara ruse.

Ponomarenko ka shkruar se video është bërë në afërsi të Kievit.

Mediumi Nexta ka publikuar dje disa video-incizime të vullnetarëve amerikanë në betejë në rajonin e Kievit dhe çlirimin e një fshati që ishte nën okupimin rus.