Sporti

Vullnet Sefaja: E duam Kupën e Kosovës për herën e pestë radhazi, e kemi mbështetjen e fuqishme të ‘Torcidës’

02/18/2026 11:45
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Trepçës, Vullnet Sefaja, është deklaruar para finales së madhe në Kupën e Kosovës.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Sefaja tha se dëshira është që ta fitojnë trofeun e çmueshëm, por në fund të fundit, le të fitojë më i miri.

Ai shtoi se mbrëmja e sotme duhet të jetë një festë basketbolli, poashtu uroj që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë.

Unë mendoj se sonte do të jetë dhe duhet të jetë  një festë e basketbollit. Uroj që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë dhe në një frymë të lartë sportive.

Si kryetar klubi, normalisht që dëshira ime është ta fitojmë Kupën për herën e pestë radhazi. Por, siç dihet, kjo është vetëm një ndeshje dhe do të fitojë ai që do ta ketë natën e vet. Kështu që, sonte le të fitojë më i miri“, deklaroi fillimisht Sefaja.

Tutje, ai dha një koment edhe për tifo-grupin e tyre të ‘zjarrtë’ – ‘Torcida’. Sefaja e vlerësoi lartë përkrahjen e tyre për Trepçën, kurse tha se duan që t’i shpërblejnë sonte me një fitore të madhe.

“Për ne, Torcida ka qenë gjithmonë lojtari i gjashtë. Sidomos këtë vit kanë qenë në nivelin më të lartë të përkrahjes, duke qëndruar fuqishëm pranë klubit në çdo moment. Shpresoj që sonte, si ekip, t’i shpërblejmë me një fitore dhe me një paraqitje që e meriton mbështetjen e tyre”, përfundoi Sefaja.

Kujtojmë që super ndeshja e sotme luhet me fillim nga ora 19:30 në Rahovec.

/GazetaBlic Sport/