Lajme

Vuçiqi takohet me Lajçakun, flasin për dialogun

01/21/2025 15:11
nga:N K

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar në Davos të Zvicrës emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Vuçiqi tha se me Lajçakun folën për situatën në rajon, e veçanërisht sipas tij, për sfidat e sigurisë me të cilat përballet populli serb në Kosovë por edhe për të ardhmen e dialogut.

“E falënderova Përfaqësuesin Special të BE-së për bashkëpunimin e mëparshëm dhe i urova suksese në karrierën e tij të ardhshme.

“Në të njëjtën kohë, unë përsërita thirrjen time ndaj BE-së dhe vendeve anëtare që të forcojnë angazhimin dhe ndikimin e tyre në Kosovë, dhe t’i sigurojnë popullit serb në Kosovë të drejtën për jetë të lirë dhe drejtësi”, shkroi Vuçiq.

Mandati i emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të përfundojë më 31 janar të këtij viti.