Lajme

Vuçiqi në Bruksel, para kamerave, zbulon “pa dashje”: Sapo mora një mesazh nga Moska

12/11/2025 12:10
nga:G B

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, mbrëmë në Bruksel, me të mbërritur në takim në Komisionin Evropian (KE), i tha presidentes Ursula von der Leyen se “sapo mora një mesazh nga Moska”.

E gjendur në një situatë të sikletshme, Von der Leyen i tha: “Në rregull, të presim derisa të jemi…”.

Fjalët u regjistruan në kamera dhe tërhoqën shpejt vëmendjen e gazetarëve evropianë, veçanërisht për shkak të momentit të ndjeshëm në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, si dhe për shkak të kritikave të shpeshta nga Brukseli për mosrespektimin e politikës së jashtme të përbashkët të BE-së nga Serbia.

Ende nuk dihet se për çfarë i referohet konkretisht mesazhi i Vuçiqit nga Moska, dhe asnjëra palë nuk ka komentuar zyrtarisht për këtë ngjarje, raporton “Jutarnji list”.

Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, nga ana tjetër, i thanë Vuçiqit se është e rëndësishme që Serbia të punojë për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe lirive të medias.