Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po mban një konferencë të gjatë shtypi pas takimit këtë javë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.
Ai ka thënë se nuk do të pranojnë që për serbët e Kosovës të lëshohen dokumente të posaçme kur hyjnë në territorin e Kosovës.
“Kur të hyjë unë në Kosovë, le të më lëshojën çfarëdo dokumenti që duan, por jo serbëve të Kosovës, sepse ata janë aty, jetojnë aty. Nuk shkojnë në një shtet tjetër”, ka thënë Vuçiqi.
Sa i përket targave, Vuçiqi ka thënë se ai ka propozuar që ato të jenë neutrale ndaj statusit, por Kurti ka insistuar që ato të jenë RKS.


