Lajme

Vuçiq vjen edhe me një deklaratë: Serbët nuk do t’iu shërbejnë interesave të të tjerëve

04/23/2023 15:53
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka cilësuar zgjedhjet në veri të Kosovës si “zgjedhje pushtuese”.

Sipas tij, pushteti në veri të Kosovës synon të vendoset nga ata që, siç u shpreh ai, nuk jetojnë atje.

“Deri në këto momente, vetëm disa serbë kanë dalë në të katër komunat së bashku. Serbët nuk do t’iu shërbejnë interesave të të tjerëve, duan t’iu shërbejnë interesave të tyre, duan paqen, por duan të luftojnë për interesat e popullit të tyre”, tha Vuçiq.

Kujtojmë se Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – kanë bërë thirrje për bojkotimin e procesit zgjedhor në veri.