Lajme

Vuçiq: U kërkova përfaqësuesve të Quintit ta pengojnë nxitjen e një lufte të re në Ballkan nga ana e Kurtit

06/15/2023 10:26
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar përfaqësuesit e vendeve të Quintit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi dhe se me atë rast “u ka kërkuar nga ata që të pengojnë përpjekjet e Kryeministrit Albin Kurti që të nxisë një luftë të re në Ballkan”.

“Kam folur me përfaqësues të BE-së dhe Quintit. U kërkova që të bëjnë gjithçka që kanë në dorë që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan”, tha Vuçiq.