Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas takimit me ministrin e Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, dhe me drejtuesit e ushtrisë serbe në Nish ka thënë se situata e sigurisë në botë, por edhe në rajon është e ndërlikuar dhe se si rezultat i kësaj gjendje Serbia do të duhet të bëjë investime shtesë në ushtri.
Vuçiq thotë se ushtria duhet të jetë e gatshme për çdokënd që ia mësyn Serbisë.
“Në mënyrë që ushtria serbe të jetë një pengesë e mjaftueshme për çdo agresor të mundshëm në territorin e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq para gazetarëve tha se i është prezantuar një plan dhe program pesëvjeçar për paisje dhe armatosje.
Vuçiq tutje shtoi se në atë plan janë propozuar investime të mëdha në ushtri dhe se për këtë ka biseduar me ministrin Stefanoviq dhe se duhet të investohen më shumë se 500 milionë euro në vit, edhe pse kërkesat e ushtrisë shkojnë deri në 700 milionë euro.
“Ky është një buxhet tjetër ushtarak,” shtoi Vuçiq, duke theksuar se kompleksiteti i situatës duhet pasur parasysh.