Lajme

Vuçiq thotë se e ka falënderuar Spanjën për mirëkuptimin e qëndrimit të Serbisë për çështjen e Kosovës

10/05/2023 14:10
nga:N K

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Granada me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.

“Përsërita mirënjohjen time për Spanjën për mirëkuptimin e qëndrimit të Serbisë për çështjen e Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme për integritetin tonë territorial”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.