Lajme

Vuçiq takon Sorensenin për rikthim të dialogut Kosovë – Serbi: Në rend të parë, Asociacioni

08/26/2025 12:20
nga:N K

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se ka pritur Fascilituesin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, për çka shkroi se është “thelbësore” rikthim i dialogut në Brukesël.

“Në rend të parë te Asociacioni”, shkroi Vuçiq në postimin e tij në Facebook.

“Unë theksova se është thelbësore që dialogu të kthehet te parimet themelore mbi të cilat bazohet, kryesisht në detyrimin e formimit të Asociacionit të komunave serbe, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve tanë në Kosovë. Përpjekja për të ndaluar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme konfirmon edhe një herë se respektimi i të drejtave themelore dhe lirisë së aktivitetit politik të serbëve në Kosovë është nën kërcënim”, shkroi Vuçiq.