Lajme

Vuçiq takon ambasadorin rus, flasin për Kosovën

10/11/2022 14:14
nga:Genita C

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar sot ambasadorin e Rusisë në Beograd,Aleksander Botsan-Kharchenko.

Në njoftimin e Presidencës së Serbisë thuhet se ata kanë diskutuar për situatën në Kosovë.

Gjatë takimit ata diskutuan tema nga fusha e bashkëpunimit bilateral, si dhe shkëmbyen mendime për situatën gjeopolitike, shkruan Tanjug.

 

Analisti politik serb: Sanksionet kundër Rusisë, nënkuptojnë humbjen e Kosovës