Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është takuar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksander Boqan-Kharqenko lidhur me sasitë e tjera të vaksinës Sputnik V në Serbi.
Vuqiq dhe ambasadori rus kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, e që për presidentin serb ditë të vështira e presin Serbinë, shkruan Tanjug.
Vuçiq poashtu ka thënë se në Bruksel do të luftojë për të mbrojtur interesat e shtetit dhe për kompromis me Kosovën.
Boqan-Kharqenko ka konfirmuar përkrahjen aktive të Rusisë për mbrojtjen e normave të ligjit ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Serbisë.
Kurti: FSK-ja është e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin e vendit