Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njofton Tanjug.
Pas këtij takimi, nga ora 14.30, Vuçiq do të takohet me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, para raundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.


