Lajme

Vuçiq takohet me Lajçakun, i thotë se “po kryejnë hetim serioz” për sulmin në Ibër-Lepenc

12/04/2024 11:35
nga:G C

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar edhe me emisarin evropian, Miroslav Lajçak.

Vuçiq ka thënë se i ka thënë Lajçakut në Bruksel se Beogradi është i gatshëm të bashkëpunojë në identifikimin e autorëve pas shpërthimit në kanalin ujor të Ibër-Lepencit.

“Përsërita se ne jemi duke kryer një hetim serioz dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha palët për të zbuluar faktet, autorët dhe më e rëndësishmja, organizatorët e asaj që ndodhi në Varagë…”, tha Vuçiq.

Kosova ka akuzuar Serbinë në lidhje me sulmin terrorist në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut që si pasojë dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës.

Shpërthimi ndaj kanalit në Ibër Lepenc e dënua me termat më të fuqishëm edhe autoritetet ndërkombëtare.