Lajme

Vuçiq takohet me Grenellin në Mynih: Mik i mirë i Serbisë, folëm për çështje të sigurisë e projekte specifike

02/14/2026 14:44
nga:Y I

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lajmëroi se është takuar me të dërguarin special të presidentit Trump, Richard Grenell, në margjinat e Konferencës së Mynihut.

Vuçiq atë e përshkroi si “një mik i Serbisë” dhe “një ekspert i mirë i situatës në rajon”.

Ai shtoi se me të shkëmbeu pikëpamje “mbi përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Serbisë dhe SHBA-së, mbi çështjet e sigurisë, si dhe mbi projekte specifike që mund të kontribuojnë në një bashkëpunim më të fortë ekonomik dhe një prani më të madhe të investimeve amerikane në Serbi”.