Lajme

Vuçiq takohet me ambasadorin rus, flasin për Ukrainën

03/06/2022 14:38
nga:Donika Fetahu

President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Botsan-Kharchenko për situatën në Ukrainë.

Vuçiq e ka njoftuar ambasadorin rus për siç tha ai “qëndrimet e Serbisë dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, shkruan Tanjug.

Ai ka thënë se “Serbia është duke i monitoruar me kujdes ndryshimet në planin gjeopolitik”, dhe ka shtuar se  “sfidat janë në rritje në Evropën Lindore për shkak të ngjarjeve”.