Aleksanër Vuçiq është takuar me ambasadorët e Quntit për të kërkuar shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
“Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë poshtërimin e Serbisë apo të qytetarëve të saj”, citohet të ketë thënë Vuçiq gjatë takimit me ambasadorët e SHBA-së, Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e Delegacionit të BE-së në Beograd.
Veriu i Kosovës vazhdon të jetë në tensione dhe i barrikaduar nga protestues që besohet se marrin instruksione nga strukturat shtetërore të Serbisë.
Së fundi, edhe trupat e KFOR-it kanë nisur patrollimin e tyre në atë pjesë të Kosovës.


