Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është skeptik sa i përket arritjes së ndonjë rezultati në rundin e ri të dialogut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Po shkoj në Bruksel për të biseduar, nuk shpresoj për ndonjë rezultat, por po shkoj për bisedime”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd më 11gusht.
Rundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të mbahet më 18 gusht në Bruksel. Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë do të takohen me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e posaçëm të bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak.
Vuçiq deklaroi për mediat se beson se pala e Kosovës tashmë e ka konfirmuar se është duke e imponuar vullnetin e vet.


