Lajme

Vuçiq: Situata e sigurisë në Ballkan është lëkundur seriozisht

03/10/2025 15:23
nga:G B

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas mbledhjes së qeverisë atje ka deklaruar se janë shkëmbyer informacione për gjendjen aktuale të sigurisë në vend dhe rajon.

Vuçiq tha se fokusi kryesor janë veçanërisht sfidat e sigurisë në Kosovë e Bosnjë e Hercegovinë.

“Diskutuam edhe aspektet e përgjithshme të protestës së paralajmëruar më 15 mars. Në një kohë kur situata e sigurisë në Ballkan është lëkundur seriozisht, Serbia po përpiqet të ruajë paqen dhe stabilitetin, si dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”, tha Vuçiq.

“Kemi parë edhe gjendjen e ekonomisë në dritën e protestave të vazhdueshme, si dhe dëmin që kanë shkaktuar këto ngjarje, që reflektohet në uljen e investimeve dhe sfida të tjera për ekonominë. Ne ramë dakord se është thelbësore të merren masa urgjente për të zbutur pasojat dhe për të mbështetur sektorët ekonomikë të prekur nga këto rrethana”, deklaroi ai.

Kreu i shtetit serb, theksoi edhe nevojën e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve dhe palëve relevante të interesit për të garantuar stabilitet dhe për të ofruar mbështetje për qytetarët dhe bizneset.