Lajme

Vuçiq: Shpresoj në një zgjidhje për Kosovën, edhe pse nuk besoj fare

08/18/2022 10:57
nga:Genita C

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot në Bruksel Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Vuçiq ka shkruar në profilin e tij në Instagram “buducnostsrbijeav” se shpreson në zgjidhjen e problemit në Kosovë, edhe pse për këtë ekzistojnë pak shanse.

“Fillimi i bisedimeve për problemet thelbësore në Kosovë. Shpresoj për një zgjidhje, edhe pse nuk besoj fare”, tha Vuçiq.