Lajme

Vuçiq pret themelimin e asociacionit, thotë se nuk pranon asnjë dokument që anëtarëson Kosovën në OKB

12/24/2023 19:40
nga:G C

Autoritetet serbe nuk kanë ndërmend të njohin Pavarësinë e Kosovës pavarësisht negociatave me Prishtinën, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“E përsëris: Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës. Dhe ne nuk do të pajtohemi me asnjë dokument që na detyron të mbështesim anëtarësimin e Kosovës në OKB ose në struktura të veçanta të OKB-së”.

Tutje ai pretendon se autoritetet e Kosovës nuk janë të disponuar për të përmbushur obligimet e tyre.

”Serbia do të zbatojë gjithçka që kemi thënë, në mënyrë të denjë, në mënyrë korrekte, por do të presim edhe formimin e Asocioacionit të Komunave Serbe. Kështu që ne gjithmonë jemi përpjekur të arrijmë një kompromis, do të përpiqemi edhe në të ardhmen”.