Lajme

Vuçiq pret të trajtohet në OKB si Bideni, acarohet me thirrjet e ushtarëve amerikanë: ‘Kosova, Kosova, Kosova’

09/22/2024 22:47
nga:G B

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po pret që të trajtohet njëjtë sikurse presidenti amerikan, Joe Biden, në pjesëmarrjen e tyre në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Kjo sipas tij, t’i lejohet njëjtë edhe atij të flasë 20 minuta para të pranishmëve, për të cilën çështje tha se asnjë i gjallë s’do ta ndalojë, transmeton klankosova.tv.

“Nëse Biden mund të flasë për 20 minuta, mundem edhe unë!”.

”S’kam problem me këtë, askush i gjallë s’do të më ndalojë, të gjithë jemi të barabartë. S’më mbyllin dot!”.

Mbi këtë fjalim sipas serbes Alo, ai paraprakisht njoftoi se më së shumti do të flasë për Kosovën, ndërsa dhe shprehu acarimin e tij për thirrjet e ushtarëve amerikanë në West Point.

E gjitha referuar faktit se gjatë përshëndetjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ata bërtisnin ”Kosova, Kosova, Kosova”.

“Jemi mësuar me këtë, do të durojmë”.

”Do të kem takime me zyrtarët më të rëndësishëm amerikanë dhe do të pyes se si e interpretojnë ata shkeljen e rezolutës 1244″.