Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të ketë gjithnjë e më shumë presion mbi katër vendet e BE-së për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
“Për këtë gjë po flas që një kohë të gjatë, por nuk mendoj se është realiste. Ajo që duhet pritur është presioni shtesë ndaj katër vendeve të BE-së për ta njohur Kosovën, por është një luftë”, tha Vuçiq, raporton B92.
Kësisoj ai ka komentuar deklaratën e Agim Çekut se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO me një procedurë të përshpejtuar.