Lajme

Vuçiq: Populli serb në Kosovë duhet ta dijë se Serbia është me ta, ka përfunduar koha e dëbimeve

03/14/2022 18:27
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kërcënimet nga Kosova nuk kanë të ndalur, duke shtuar se interesi i Serbisë janë paqja dhe kompromisi, kanë raportuar mediat serbe.

Vuçiq theksoi se populli serb në Kosovë duhet ta dijë se Serbia është me ta dhe se “koha e persekutimit dhe dëbimeve ka përfunduar”.

“Gënjen ai që thotë se do të jetë lehtë dhe se zgjidhjet do të jenë të lehta. Por nuk do të përndekin më popullin tonë dhe të shfryhen ndaj tyre. Këtë film nuk do ta shohin”, tha Vuçiq.

Ai tha se Serbia ka një ushtri të fortë dhe se nuk sheh ndonjë arsye që vendi i tij do të duhej të anëtarësohej në NATO.

“Kur disa njerëz, si ai Jamie Shea, thonë se të gjithë duhet t’i kushtojnë vëmendje, sepse Vuçiq po armatos Serbinë. Porosia ime për të është: Të paktën duhet të vijë turp o bandit, ke vrarë fëmijë. Të vjen turp nga Milica Rakiq? Te pengon fakti se Serbia nuk është një kovë që mund ta rrëzoni. Ne do të kemi bashkëpunim me NATO-n, por ne kemi nevojë për bashkëpunim të mirë, nuk na duhet më shumë se kaq. Vetë do ta mbrojmë qiellin tonë”, tha Vuçiq.