Lajme

Vuçiq për takimin me komandantin e KFOR-it: Zhvilluam një bisedë korrekte

06/14/2023 13:00
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia, dhe siç ka theksuar ai, kanë pasur një bisedë korrekte me të.

“Një bisedë korrekte me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Angelo Michele Ristuccia”, ka bërë të ditur Vuçiq në profilin e Instagramit.

Para bisedës me Ristuccian, Vuçiq është takuar me përfaqësuesit e vendeve të Quintit, rreth të cilit takim presidenti serb nuk ka dashur të jep detaje.