Lajme

Vuçiq pas takimeve në Bruksel: Shpresoj dhe dua të besoj se është e mundur të arrihet një zgjidhje kompromisi

08/18/2022 20:15
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se shpreson që në ditët në vazhdim të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën.

Në një video që ka postuar në profilin e tij në Instagram “buducnostsrbijeav”, ai ka thënë se dita ka qenë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe se nuk mund të thotë se ka përfunduar me sukses.

“Por unë jam përmbajtur nga të gjitha komentet e tjera, sepse shpresoj dhe dua të besoj se është e mundur të arrihet një zgjidhje kompromisi në ditët në vijim. Unë do të vazhdoj të luftoj para se t’i drejtohem publikut dhe do t’i drejtohem në 48 orët e ardhshme me të gjitha faktet. Ne po luftojmë për vendin tonë dhe vazhdojmë atë luftë dhe mezi pres të kthehem në Serbi”, tha Vuçiq.