Në intervistën dhënë televizionit publik serb, RTS, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për detajet e bisedës që ka pasur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin,përcjellë Gazeta Blic.
“Ne folëm për të gjitha, për gazin, naftën, NIS, nuk do të pranoj që ta quajnë Hitler, se ai është i çmendur, ai nuk është as histerik, as i çmendur, ai foli shumë i qetë dhe ishte racional, gjatë bisedës telefonike që zhvillova me të”, ka thënë Vuçiq.
Sipas tij, Putin ka dashur ta informojë për ngjarjet në Ukrainë, për ngjarjet në Bucha.
“Ai tha se gjithçka po shkonte sipas planeve të tij. Unë i thashë se nuk duhej të më informonte për këtë sepse ne jemi një vend i vogël dhe duhet të përpiqemi ta shpëtojmë vendin tonë nga gjithçka. Ai më tha “ti e di që Serbia është një vend i veçantë për mua” dhe shtoi se ai njofton edhe shtetet me të vogla për atë që po ndodhë dhe madje edhe përmendi edhe emrin e një prej këtyre shteteve. Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë”, tha Vuçiq.
Duke folur për votën e Serbisë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, Vuçiq tha se Serbia ishte e shantazhuar.
“Ne po përballemi me një ‘goditje bërthamore’ ndaj Serbisë dhe kjo goditje janë sanksionet kundër Serbisë”, paralajmëroi ai.
Është duke u vendosur nëse do të përjashtohemi nga pakoja e sanksioneve, tha ai dhe kujtoi vendimin e BE-së se Serbia mund të importojë naftë vetëm deri më 15 maj.
“Nëse ky vendim nuk ndryshohet, nafta do të ishte tri herë më e shtrenjtë. Për shkak të vendimit të BE-së, i cili rastësisht i referohet vetëm Serbisë, ne mund të importojmë naftë deri më 15 maj, e më pas nuk mundemi, sepse Gazprom është pronar i NIS-it”, tha Vuçiq.


