Sporti

Vuçiq: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli ishte një zhgënjim për Serbinë dhe qytetarët e saj

08/10/2021 16:29
nga:M K

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përmes një bisede telefonike me presidentin e Izraelit, Isak Herzog, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli ishte “një zhgënjim për Serbinë dhe qytetarët e saj”.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq shprehu dëshirën që Serbia të përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe me udhëheqjen e re të Izraelit, të cilën ai uroi sukses në punën e saj.

Presidenti i Serbisë thuhet se ka shprehur pritshmërinë që presidenti Herzog dhe Izraeli do të vazhdojnë të mbështesin dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme që Serbia dhe Izraeli, përmes bashkëpunimit, të kontribojnë në zgjidhjen politike dhe paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe çështjeve të hapura”,tha Vuçiq.