Lajme

Vuçiq në Shkup: Nuk jemi torollak e as naiv të mendojmë që dikush do të punojë në favor tonin, nëse ne nuk e bëjmë

07/29/2021 10:55
nga:Gazeta Blic

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e kryeministri i Shqipërisë Edi Rama janë duke qëndruar në Shkup në një vizitë dy ditore, ku janë pritur nga kreu i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bashkë me homologun nga Shqipëria Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq po marrin pjesë në Shkup, në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.

Para të pranishmëve në fillim ka folur Zaev, ndërsa pas tij e ka marrë fjalën presidenti serb.

Ajo që ka rënë në sy, ka qenë mënyra se si Vuçiq iu është drejtuar kryeministrit të Maqedonisë dhe atij të Shqipërisë.

Derisa Zaevit i ka thënë vetëm zyrtarisht, “i nderuar kryetar i Qeverisë”, Ramën, Vuçiqi e ka quajtur “mik të dashur e të nderuar”, raporton express.

“I nderuar kryetar i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, miku im i dashur i nderuar, z.Rama, të nderuar mysafirë”, tha Vuciq.

Sot ndërkaq, është paralajmëruar se do të ndryshohet edhe emri i iniciativës minishengen.

“Nuk jemi torollak e as naiv të mendojmë që dikush do të punojë në favor të shteteve tona, nëse ne nuk e bëjmë këtë”, tha Vuçiq.

Zaevi e fton Kurtin t’i bashkohet atij, Ramës dhe Vuçiqit për bashkëpunim rajonal