Lajme

Vuçiq: “Lotët më rrjedhin sa herë që shoh njerëzit tanë duke pritur para bankomatit”

02/29/2024 08:49
nga:N K

“Sido që të ndodhë, ne do t’i sigurojmë para popullit tonë”, ka “premtuar” Vuçiqi nga Tirana.

“Presidenti serb qanë” për shkak të serbëve në Kosovë që presin para bankomatit, sepse, siç thotë ai, “e di se Serbia mund të japë shumë më tepër se sa normalisht i ndihmon serbët në Kosovë”, por se “nuk mund ta bëjë këtë vetëm për shkak të “çështjeve teknike” të një “njeriu të papërgjegjshëm”.

“Unë e kuptoj dhimbjen dhe lotët më rrjedhin sa herë që shoh njerëzit tanë duke pritur para bankomatit ndërsa ne mund t’u japim atyre tre herë më shumë se sa u japim normalisht, por nuk mundemi vetëm për shkak të çështjeve teknike të një njeriu të papërgjegjshëm i cili dëshiron të dëbojnë njerëzit, i cili dëshiron të bëhet legjendë duke shkatërruar një komb të tërë”, ka thënë Vuçiqi./ Paparaci.com