Në intervistën dhënë Euronews Serbia, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se kur “ne nënshkruam Marrëveshjen e Brukselit, thamë që gjyqtarët serbë duhet të integrohen në të ashtuquajturin gjyqësorin e Kosovës dhe shtoi se . “Kurti nuk mund t’i zëvendësojë gjyqtarët serbë, sepse i ka parë në një takim në Beograd”.
“Edhe sikur të ishin në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e që nuk ishin, ai nuk mund t’i zëvendësojë ata”, tha Vuçiq.
Ai tha se situata në Kosovë është e tendosur dhe se po ndihen tendosje të mëdha në mesin e serbëve nga Kosova.
Ai tha se e dinte se pas suspendimit të gjyqtares Ljiljana Stevanoviq, por edhe shpalljes së masave ndaj policëve serbë, qëndron Albin Kurti.
“Unë i njoh mirë këta njerëz, në takimin pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, gjëja e fundit që kam mundur të paramendoj është se Dalibor Jevtic dhe njerëzit e tij do të kërkojnë largimin nga institucionet”, tha Vuçiq.
Ai tha se është i lumtur që demonstratat e sotme të serbëve në Kosovë kaluan në mënyrë paqësore.
“Por unë shoh gjithashtu një masë të madhe tensioni. Kjo shihej në numër, sigurisht që njerëzit erdhën,” tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë gjithashtu ka kujtuar se thelbi i Marrëveshjes së Brukselit është Asociacioni i Komunave Serbe.
“Kjo është një çështje që ju nuk e ngritni në Evropë sepse nuk janë të interesuar për të. Shumica e vendeve të BE-së e kanë njohur Kosovën dhe nuk janë të interesuar për asgjë. Ata po kërkojnë rrugë se si ta afrojnë Serbinë me afër njohjes së Kosovës. Prandaj unë i përmbahem Marrëveshjes së Brukselit dhe kjo është arsyeja se pse iu jam lutur serbëve që të mos largohen nga institucionet”, tha ai.


