Lajme

Vuçiq: Kuptimi i vendimit të Kurtit për urën në Mitrovicë është të na tërheq në luftë

04/28/2023 16:58
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se vendimi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës Veriore për hapjen e urës së Ibrit është një vendim që ka për qëllim të tërheqë Beogradin në luftë dhe se nuk është rastësi që kjo po ndodh në prag të bisedimet në Bruksel më 2 maj.

“Nëse kjo është çështja, të na tërhiqni në luftë, nuk e kuptoj”, u tha Vuçiq gazetarëve.

“A nuk keni ëndrra të tjera, që këta njerëz të jetojnë më mirë dhe të kenë rrogë më të madhe se 450 euro, le të mburremi me diçka tjetër. Vizitoni Rahovecin, Suharekën dhe bëni diçka për verëtarët atje. Mos shkaktoni vetëm probleme”, “porositi” Vuçiq Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Presidenti i Serbisë shtoi se “është e çuditshme që dikush po e bën këtë pikërisht para raundit të ri të dialogut më 2 maj”.