Lajme

Vuçiq: Jemi për kompromise, por Kurti nuk është

06/26/2021 13:19
nga:M K

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, mendon se bota ka lindur në ditën kur ai i ka fituar zgjedhjet.

Vuçiq në hapjen e fabrikës së prodhimit “Rudna Glava” ka deklaruar se është e rëndësishme të bisedohet për dy vendet, por se Kosova nuk dëshiron të bëjë ndonjë kompromis, shkruan B92.

“Unë e kuptoj dhe kjo është arsyeja pse nuk them që gjërat janë ideale dhe të mrekullueshme për ne. Kam frikë se ai nuk e kupton që gjërat nuk janë aq mirë edhe për ata. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të arrihet një kompromis, por ai nuk e dëshiron atë. Ai mendon se bota lindi kur ai i fitoi zgjedhjet”

Siç tha, do te jetë shumë më vështire të bisedohet dhe të bëhet diçka me qëndrimin e tillë të palës tjerët.

“Por, është me rëndësi që ne të tregojmë seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim, kjo është me rëndësi”, ka thënë Vuçiq.

Partitë parlamentare kundër kompromiseve në marrëveshjen me Serbinë