Lajme

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

09/21/2023 10:24
nga:Sh R

Aleksandar Vuçiq i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili paralajmëroi sepresidenti serb mund të arrestohet nëse do të hyjë në Kosovë pa leje.

Ai tha Sveçla me kryeministrin, Albin Kurtin, tentuan të poshtëronin djalin e tij, por nuk mundën dhe tashmë po tentojnë me të.

“Është mëkat i tmerrshëm nëse dikush shkon në liturgji në manastir. Kjo flet për natyrën e tyre demokratike, por në fund do të shikojmë kush dhe kë do të arrestojë. Populli ynë thotë “qesh më mirë ai që qesh i fundit”. Mua tani nuk më qeshet, por do t’a shikojmë kush do të qesh i fundit” tha Vuçiq.

Ai po ashtu thotë se është shumë më i interesuar për t’i parë reagimet e Perëndimit për këtë çështje.

Ndryshe, pas takimit të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, Vuçiq paralajmëroi mundësinë që ta vizitojë Graçanicën, por, siç tha vetë, nëse i lejohet hyrja.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “është çështje vendimmarrëse e kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiqit”, por “për pa leje”, ai tha se “dihet cilat institucione merren me të”, duke shtuar se ai do të arrestohej “pa dyshim”.