Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është lajmëruar edhe njëherë përmes rrjeteve sociale duke folur për zhvillimet e fundit në veri.
Vuçiq ka thënë se sipas tij, Serbia do të insistojë në arritjen e paqes e sigurisë.
Ai veprimet policore të Kosovës i ka quajtur “të njëanshme dhe kriminale” duke thënë se në asnjë formë nuk do të pranohen.
“Serbia do të vazhdojë të insistojë në arritjen e paqes, stabilitetit të plotë dhe sigurisë, por sigurinë e plotë për serbët në Kosovë e Metohi.
Serbia është gjithëherë e gatshme për dialogun në Bruksel, por nuk do të pranojë zgjidhje të imponuara nga aksionet kriminale të njënashme”, ka shkruar ai në rrjetin social Instagram.
View this post on Instagram