Lajme

Vuçiq e akuzon Kurtin për aksionin në Shtërpcë: E bëri për shkak të “Open Ballkan”

12/21/2021 19:39
nga:M K

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar për operacionet e Policisë së Kosovës në Shtërpcë, përkatësisht në Brezovicë.

Vuçiq ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se aksioni u ndërmorr sipas tij për shkak të kundërshtisë që kryeministri kosovar ka për “Open Ballkan”.

“Ata na thanë neve se kriminelët jetojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Ata po e bëjnë këtë kampanjë që disa vite. Tani duket që kriminelët janë edhe në pjesën jugore. 10 prej tyre janë arrestuar, të gjithë kriminelë, të gjithë serbët janë kriminelë”, ka thënë Vuçiq.

Ai gjithashtu ka paaralajmëruar ndihmë juridike për serbët e arrestuar në Shtërpcë.