Opinion

Vuçiq dhe loja me Listën Serbe

08/21/2022 08:22
nga:Drizan Shala

Presidenti i Serbisë me datën 21.08.2022, do të mbajë një takim më përfaqësuesit e subjektit politik që ai e ka formuar në Kosovë “Listën Serbe”, si dhe kryetarët e komunave paralele që veprojnë në Kosovë, ku një pjesë e tyre janë edhe pjesë e sistemit juridik të Kosovës si deputet.

Qëllimi i Vuçiqit është që të mbajë nën kontroll situatën, e cila ndryshoi nga takimi në mes tij dhe sekretarit të NATO-s, në lidhje më retorikën luftënxitëse të tij në raport me Kosovën, sepse po tenton që këtë takim më përfaqësuesit të nxjerr dy nivele treguese siç janë:

Niveli politik – sa është ende fuqia e tij brenda subjektit politik si dhe përfaqësuesve të strukturave paralele, ku përmes këtij treguesi tenton që të mbajë kompaktibilitetin strukturor të këtij subjekti politik për interesat e tij.

Ku presidenti i Serbisë do të japë instruksione dhe do të marrë informacione relevante në lidhje më opinionin brenda komunitetit serb, se si ata janë duke e parë gjithë këtë situatë dhe a janë në mbështetje të tij në mos pranim të reciprocitetit apo ka filluar të ndryshojnë qasje dhe kështu ai të mund të ndërmarrë veprime konkrete përmes shtantazhit, kërcënimit kundër qytetarëve të Kosovës që janë nga komuniteti serb.

Niveli i sigurisë – duke kalkuluar bllokadën, tensionet të cilat mund të vijnë nga strukturat e tij kriminale dhe të shtetit të tij në veri të vendit, se si do të mund të arsyetohej veprimi në arenën ndërkombëtare dhe tentativë për të futur UNMIK-un në këtë hapësirë mbi arsyetimin e rikthimit të gjendjes normale nga tensionet.

A mund të presim ndoshta tensione në pjesën e Anamoravës, ku dihet që fokusi kryesor i institucioneve vendore por edhe atyre ndërkombëtare është veriu i vendit, a mund të ndodh që nga interesi politik i tij të kemi protesta në komunat që udhëhiqen nga serbë në brendësi të territorit, kjo mbetet të shihet pas takimit të 21.08.2022.

Institucionet e Kosovës duhet ta dinë që do të jenë të monitoruar nga këto struktura parashtetërore të Serbisë dhe lëvizjet e tyre duhet të jene mirë të planifikuara dhe në këtë fazë të kemi edhe që në start kontrollin hapësinor nga ana e KFOR-it, ku pjesëtarët e PK njësitë speciale të monitorojnë edhe nga lart lëvizjet e këtyre strukturave të Serbisë por edhe në aspektin preventiv strukturat e shtetit të Kosovës duke ju garantuar një zonë preventive kundër personave apo grupeve të padëshiruara.