Lajme

Vuçiq bisedon me Macronin për situatën në Kosovë, e falënderon për “mbështetje”

06/01/2023 13:46
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka diskutuar për hapat e mëtejshëm drejt ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

Dy liderët u takuan në margjina të një samiti evropian në Kishinjev të Moldavisë.

“Shpreha shqetësimin tim për përshkallëzimin e fundit të dhunës në Kosovë dhe e falënderova për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur ndaj Serbisë, në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë”, tha Vuçiq.

Një ditë më herët, Macron tha se i bën përgjegjëse autoritetet e Kosovës për tensionet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.